Bashkëpunimi me prindër
Takimet dhe mbledhjet me prindërit janë pjesë e rëndësishme e punës edukative të këtij Institucioni. Personeli inkurajon vazhdimisht familjen për një atmosferë me diskutime të lira dhe krijon mundësi familjeve të flasin lirshëm për problemet që i shqetësojnë ata. Mundësitë që janë paraparë për bashkëpunim me familjen janë:
- Vizitat në shtëpi
- Raporte
- Mbledhje të prindërve
- Komunikim me shkrim
- Vizita në klasë
- Gjatë manifestimeve dhe programeve me rastin e festave etj.

Këshilli i prindërve i IP ‘‘Lulishtja e dritave’ ’është pjesëmarrës aktiv në aktvitetet edukative, përkrahin organizimin e eksurzioneve, ndihmojnë në organizimin e programeve kulturore-argëtuese etj.

.JPG)
Dreka që u organizua për nënat e fëmijëve në lokalet e IP "Lulishtja e dritave" më 14.03.2007
Bashkëpunimi me komunitetin
Gjithashtu ky institucion ka paraparë që veprimtarinë edukative t’a realizon në bashkëveprim me komunitetin dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim të zgjerimit dhe thellimit të njohurive dhe përvojave të fëmijëve. Gjatë kësaj periudhe të punës edukative në kopsht fëmijët i kanë dërguar në: Fermën e lopëve dhe deleve në Miradije, Fabrikën e ujit në Shajkovc (Batllavë), Shtypshkronjën Progres etj.




Në kuadër të bashkëpunimit me komunitetin ne kemi pasur vizita nga Institucionet Parashkollore që ushtrojnë veprimtarinë në Prishtinë siç janë: "Dituria" dhe "Eni Edu Ars" të cilat i mirëpresim përherë.
.JPG)
.JPG)